Kurti: Ndërkombëtarët të dënojnë dhunën e bandave kriminale në Veri

1 Gusht 2022 | 14:23

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pret që sot të largohen të gjitha barrikadat në veri të vendit.

Ai u shpreh se Veri janë gjithsej nëntë barrikada dhe se strukturat paralele atje janë shndërruar në banda kriminale të nxitura dhe financuara nga Beogradi.

Në konferencë për mediat, kreu i qeverisë së Kosovës i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar dhe NATO-s të dënojnë dhunën dhe agresionin e bandave kriminale në veri.

Ai tha se dy vendimet qeveritare për reciprocitetin në dokumente dhe targa ilegale janë shtyrë deri më 1 shtator 2022, por fillimisht duhet të sigurohet liria e lëvizjes në veri.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se dje janë lënduar rreth 12 qytetarë në veri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të zhvillojë këtë të premte takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike...
09:12 | 10/07/2026

Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se e ka pranuar ftesën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Ai tha se do të marrë pjesë...
19:02 | 09/07/2026

Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza këtë të enjte ka konfirmuar se ka pranuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për një takim lidhur...
17:18 | 09/07/2026