Kurti nderohet me Medaljen e Shërbimit në SHBA
Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nderuar nga Senati i Iouas.
Në një ceremoni të organizuar atje, Kurti u dekorua me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar të Iouas, raporton KosovaPress.
Nga senatori Zach Nunn, ai pranoi medaljen me këtë motivacion:
Me kërkesë të senatorit nga Qarku Polk, Zach Nunn, Senati njeh dhe dekoron Kryeministrin Albin Kurti, me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar të Iouas. Kjo dekoratë, e projektuar nga senatori Zach Nunn, është një kryq maltez për qëndrueshmërinë e karakterit, e zbukuruar me stemën e shtetit të Iouas dhe e shënjuar me pikën referuese të Iouas, Kapitolin, që simbolizon përkushtimin ndaj shërbimit.
Albin Kurti në moshën 22-vjeçare udhëhoqi rezistencën kundër regjimit të Millosheviçit.
Kur filloi lufta në Kosovë, Kurti u angazhua për integritetin territorial me NATO-n, për t’iu rezistuar sulmeve të Serbisë, si dhe ndihmoi shpëtimin e shumë familjeve shqiptare brenda Kosovës.
Në shkurt 2020, Albin Kurti u zgjodh kryeministër i Kosovës dhe vazhdoi partneritetin me udhëheqësit e biznesit, të industrisë dhe të bujqësisë në Ioua.
LEXONI GJITHASHTU:
Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon
- 16:05 Debati fiskal i shekullit: California do të votojë për taksë 5% mbi miliarderët
- 15:53 Artan Hoxha komenton protestën: Duhet një plan konkret, ndryshe…
- 14:49 Administrata Trump nuk dëshiron që Izraeli të përfshihet në sulmet amerikane
- 14:31 Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
- 14:28 Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 14:00 Arrestohet në Mëzez 38-vjeçari me qese me kokainë në automjet, gati për shitje (EMRI)