Kurti: Në Bruksel do të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në rundin e ri të dialogut, që do të mbahet në Bruksel më 26 qershor, do të diskutohet për gjendjen e këtij procesi dhe në rrugën përpara.
Gjatë një prononcimi për media, pas konferencës ndërkombëtare të rinisë për Vetëvendosje “Western Balkans Six – Youth for Social Democracy”, që u mbajt në Prishtinë, Kurti tha se nuk ka pasur një takim të nivelit të lartë që nga shtatori i vitit të kaluar.
“Besoj që përveç tjerash, takimi i nesërm edhe bilateral edhe trilaterial do të jetë në funksion të rikapitullimit të këtij procesi trevjeçar. Të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe cilat janë idetë se si mund të ecet përpara”, tha Kurti.
Takimi mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiçit, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian është konfirmuar edhe nga vetë blloku.
Një ditë më parë, nga Brukseli thanë se në takimet, dypalëshe dhe trepalëshe, do të vlerësohen arritjet në dialog dhe takimet “do të fokusohen në rrugën përpara”.
Javën e kaluar, nga Qeveria e Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se ky takim në Bruksel pritet të ketë fokus kryesor zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, Aneksi për zbatimin e saj “dhe rruga përpara”.
Duke folur për Marrëveshjen Bazë dhe Aneksin e zbatimit të saj, Kurti tha për gazetarët se kjo marrëveshje e bënë të mundur normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë “me njohjen de facto në qendër”.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë