Kurti në Zubin Potok pas sulmit: Policia ka arrestuar disa të dyshuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se lidhur me sulmin e mbrëmshëm terrorist në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, ku u dëmtua kanali i ujit të Ibër-Lepencit, ka të arrestuar të cilët do të dënohen “me fuqinë e ligjit të drejtë të republikës demokratike e të pavarur të Kosovës”.
Kurti i bëri këto komente pas vizitës në vendin ku ndodhi sulmi terrorist. Ai ishte i shoqëruar me drejtues të Policisë, AKI-së dhe ministrin e brendshëm, Xhelal Sveçla
“Që ta shohim vendin e ngjarjes, dëmin e jashtëzakonshëm që na është shkaktuar mbrëmë nga ky sulm terrorist e kriminal, që ka dëmtuar infrastrukturën kritike, meqenëse e ka dëmtuar rëndë edhe prodhimin e energjisë elektrike, edhe furnizimin me ujë. Vetëm duke iu falënderuar punës vetëmohuese të këtyre policëve, punëtorëve, inxhinierëve, ekspertëve, kemi arritur që deri diku ta riparojmë dëmin, ndonëse jemi diku tek çereku i prurjeve normale të ujit nëpërmjet kanalit Iber Lepenc, i cili e bën edhe ftohjen e termocentraleve në Obiliq, edhe furnizimin me ujë të shumë komunave, përfshirë edhe Prishtinës. Policia po i zhvillon hetimet, ka kryer bastisje, ka edhe arrestime, dëshmi e prova materiale dhe të gjithë këta kriminel e terroristë do të përballën me drejtësinë, me fuqinë e ligjit të drejt të republikës demokratike e të pavarur të Kosovës”, tha Kurti.
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë