Kurti nga Samiti i Londrës: Kërcënimet e Serbisë janë shqetësuese

22 Tetor 2025 | 18:49

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në Samitin e Londrës, vuri në dukje përparimin e Kosovës në treguesit demokratikë, ekonomikë dhe të sigurisë, ndërsa paralajmëroi se vendi vijon të përballet me kërcënime serioze nga veriu.

Duke iu referuar sulmit të armatosur në Banjskë, Kurti theksoi se akti terrorist nuk mund të injorohet, ndërsa kërkoi drejtësi për ngjarjen.

“Milan Radoiçiq ka pranuar përgjegjësinë, megjithatë drejtësia ende nuk është vënë në vend. Fqinjit tonë armiqësor në veri nuk duhet t’i lejohet të veprojë me pandëshkueshmëri, pasi kjo nxit inkursione të reja dhe dërgon një sinjal të rrezikshëm se sulmet ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës mund të mbeten të pandëshkuara,” u shpreh Kurti.

Ai vlerësoi se Kosova ka marrë hapa të rëndësishëm në forcimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit, por paralajmëroi se përpjekjet për destabilizim nuk kanë pushuar.

Në fokus të fjalës së tij ishin edhe çështjet e sigurisë rajonale dhe emigracionit. Kurti nënvizoi angazhimin e Kosovës në luftën kundër trafikimit të armëve të vogla dhe të lehta, të cilat, sipas tij, përdoren nga aktorë jo-shtetërorë, por edhe nga shtete me qëllime keqdashëse për destabilizim.

“Kosova nuk është burim migracioni, por vetëm një pikë tranziti me numra relativisht shumë të ulët,” deklaroi Kurti, duke theksuar se vendi i tij mbetet i përkushtuar ndaj partnerëve ndërkombëtarë për menaxhimin e sfidave të përbashkëta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit

Një anije nën sanksione për transportimin e karburantit rus ka të ngjarë të ketë rrjedhje nafte në një zonë detare të mbrojtur pranë brigjeve të...
19:34 | 17/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)

Një civil u vra dhe një oficer policie u plagos pas të shtënave me armë në qytetin verior danez, Norresundby. Personi i armatosur u plagos...
19:25 | 17/07/2026

Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç

Qeveria britanike ka njoftuar se fëmijëve nën 16 vjeç do t’u ndalohet blerja e pijeve energjike me përmbajtje të lartë kafeine në Angli që nga...
19:18 | 17/07/2026