Kurti: Nuk i takon Kosovës të bëjë diçka shtesë për liberalizimin e vizave

28 Qershor 2022 | 18:10

Kryeministri Albin Kurti deklaroi këtë të martë se nuk i takon Kosovës të bëjë diçka shtesë për liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian, pasi kriteret janë plotësuar.

Ai tha se nuk është në dijeni për një udhërrëfyes të ri, sipas së cilës Kosovës i shtoheshin kritere të tjera për këtë proces.

“Nuk jam në dijeni që ka kurrfarë kriteresh shtesë apo udhërrëfyes të ri. Ne kemi plotësuar 95 kritere para shumë vitesh, që është shumëfishi i kritereve që kanë vendet fqinje.Dhe gjithashtu në të njëjtën kohë është jo vetëm Parlamenti Evropian por edhe Komisioni Evropian, i cili para katër vjetësh ka rekomanduar për herë të dytë heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Dhe besoj që nuk është në anën e Kosovës të bëjë diçka shtesë sa i përket kritereve”, theksoi Kurti.

Kreu i qeverisë së Kosovës bëri me dije se  brenda 48 orëve, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla do të jetë në takim në Bruksel me komisionaren e BE-së për Çështje të Brendshme, për të diskutuar në raport me liberalizimin e vizave.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor ku qytetarët nuk gëzojnë liberalizim vizash me  vendet e BE-së.

Qeveria e Kosovës thotë se ka plotësuar çdo kriter që i ka vendosur Unioni. Megjithatë, procesi është penguar vazhdimisht nga disa shtete anëtare të BE-së, sidomos Franca, e cila shpreh rezerva për lëvizjen e lirë të  shtetasve të Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026