Kurti: Nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve

6 Nëntor 2022 | 14:04

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se mbrëmë ka biseduar në telefon me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Joseph Borrell, të cilin e ka informuar se nga 843 qortimet e dhëna deri më tani nga policia për drejtuesit e makinave me targa pa leje, ka pasur zero incidente apo ankesa.

Kurti ka shkruar në Tëitter se nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve.

“Mbrëmje vonshme në Kosovë për mua, natë vonshme në Emiratet e Bashkuara Arabe për të, një telefonatë e mirë me përfaqësuesin e lartë, Josep Borrell. Nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve. E informova atë se nga 843 qortime të dhëna deri më tani nga policia për vozitësit e makinave me targa pa leje, ka pasur 0 incidente apo ankesa“, ka shkruar ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026