Kurti për dialogun me Serbinë: Do të ketë bisedime jo të thjeshta
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se takimi i djeshëm në Bruksel ishte pozitiv dhe se u konfirmua që “kemi të bëjmë me një platformë solide për të ecur përpara”.
Kurti u shpreh se ka qenë maksimalisht transparent për procesin e dialogut dhe se është i gatshëm të shkojë në Kuvend për të raportuar rreth takimit të djeshëm.
“Nuk kam hequr nga asnjë qëllim, nuk jam në çfarëdo rruge tjetër përveç asaj, në të cilën janë zhvilluar dhe që është e përbashkët. Pra, normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë bëhet me njohje reciproke dhe me reciprocitetin si princip. Pra, në të gjitha çështjet të cilat do t’i trajtojmë. Besoj që dje ka qenë një takim pozitiv, nuk e kemi ende normalizimin e plotë, por ajo çfarë mund të them është se u konfirmua që kemi të bëjmë me një platformë solide për të ecur përpara dhe gjithçka që na mundëson ecjen përpara është pozitive.
Diskutimet do të vazhdojnë, sepse do të kemi tash negociata për planin e zbatimit, por besoj që është koha që qytetarët, politikanët, zyrtarët, ekspertët e profesionistët ta lexojnë vetë këtë tekst. Kam qenë maksimalisht transparent për procesin, jam i gatshëm të shkojë në Kuvend të Republikës çdoherë kur deputetët e konsiderojnë këtë të nevojshme.”, tha Kurti.
Ndër të tjera, Kurti theksoi se ata ishin të vetëdijshme për kushtet e tij për Asociacionin.
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës