Kurti: Po bëjmë maksimumin, korrigjimi i gabimit të Borrell i domosdoshëm
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë duke bërë përpjekje maksimale që të arrihet marrëveshja për targat ilegale dhe për zotimin e Serbisë që të përkushtohet drejt marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve.
Megjithatë, Kurti theksoi se është i domosdoshëm korrigjimi i gabimit të shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili, sipas tij braktisi diskutimin për normalizim të marrëdhënieve dhe u fokusua vetëm te çështja e targave, shkruan KosovaPress.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos ambasadori Jeffrey Hovenier është shumë i përkushtuar dhe angazhuar, unë e falënderoj për këtë, roli i tij është gjithmonë konstruktiv, pozitiv dhe kreativ. Ai po bënë përpjekjet maksimale, pra SHBA-ja, sidomos ambasadori. Ata janë në kontakt me Brukselin, që prej se përfundoi takimi i fundit, unë nuk kam komunikuar me Përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Jose Borrell, i cili me keqardhje, ritheksoi e braktisi propozimin franko-gjerman, propozimin e Bashkimit Evropian, duke thënë le të kemi një dakordim për targat. Nuk mjafton dakordimi për targat, ndonëse aty unë kam qenë dakord që faza e dytë e zbatimit të vendimit, jo vendimi i si i tillë, por faza e dytë të pezullohet në kërkim të një zgjidhje sa i përket normalizimit të plotë të marrëdhënieve, deri në marsin e vitit 2023. T’i japim shanse pa gjoba marrëveshjes, por jo vetëm për targa dhe ta flakim tutje çështjen e bisedimeve për marrëveshje përfundimtare… Korrigjimi i gabimit të zotit Borrell është i domosdoshëm, ai është gabim i madh që të braktiset biseda për normalizim të marrëdhënieve dhe liderët të flasin dhe dakordohen për targa, që dorën në zemër as ai në Serbi dhe unë në Kosovë nuk jemi më kompetent”, theksoi Kurti.
Sipas tij, institucionet kosovare bashkë me gjithë aleatët ndërkombëtarë janë të angazhuar që të arrihet një marrëveshje.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ambasadori amerikan në Beograd: Angazhimi i Vuçiçit për targat është konstruktiv
- Reagimet pas dështimit të marrëveshjes Kurti-Vuçiç
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)