Kurti: Policia e Kosovës është angazhuar në veri, sipas detyrës zyrtare

26 Maj 2023 | 21:38

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia, për të diskutuar në lidhje me situatën në vend, thuhet në një njoftim nga Zyra e kryeministrit të Kosovës.

Ky takim pasoi zhvillimet në veri të Kosovës, gjatë të premtes, më 26 maj, kur policia e Kosovës asistoi hyrjen në objektet komunale të kryetarëve të ri të komunës së Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.

Grupe të banorëve vendas kundërshtuan shkuarjen e tyre në zyrat që më parë përdoreshin nga zyrtarët serbë.

“Kryeministri Kurti e njoftoi komandantin Ristuccia se Policia e Kosovës është angazhuar që sipas detyrës zyrtare t’ua mundësojë këtyre kryetarëve hyrjen në vendin e tyre të punës prej nga ata duhet dhe do t’ju shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim e pa diskriminim”, thuhen në njoftimin e Zyrës së kryeministrit Kurti.

Gjithashtu thuhet se kryeministri Kurti, në takim me komandantin e KFOR-it, Ristuccia, theksoi se “kryetarët e komunave, të zgjedhur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike, duhet t’i ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, për të ofruar shërbime publike cilësore për të gjithë qytetarët, pa pengesa”.

Ndaj zhvillimeve të së premtes në veri të Kosovës, kanë reaguar zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së , të cilët kanë dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës dhe kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të masave të dhunshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026