“Kurti politikë antishqiptare dhe anti amerikane”- Deklarata e fortë e ish-ministrit

15 Dhjetor 2025 | 09:54

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj tha në një intervistë për Euronews Albania se Albin Kurti po bën një politikë antiamerikane dhe antishqiptare duke dëmtuar interesat e Kosovës për interesat e veta politike.

Sipas Hoxhajt, përkundër platformës pro Shqipëri me të cilën erdhi në pushtet, Kurti ka ndjekur prej vitesh një politikë anti-Tiranë që nuk i ka shërbyer përbashkimit të dy vendeve dhe ka çuar në izolimin e Kosovës kundrejt BE.

“Kosova shpesh është kushtëzuar nga BE në mënyrë të padrejtë, shtete të caktuara kanë dashur ta lënë të izoluar. Por ne kemi pasur një mbështetje të mirëfilltë amerikane, britanike gjermane, franceze që i kanë prirë njohjes së Kosovës. Ka qenë detyrë e qeverisë së Kurtit që të bëjë zgjidhje në interes të Kosovës, dhe mendoj që qeveria Kurti, sidomos me dështimin për të marrë statusin e kandidatit pas 3 vjet aplikimi, tregon se Kosova është e izoluar nga BE jo vetëm për fajin e dikujt në Bruksel, por mbi të gjitha për faj të Kurtit që ka ndjekur një politikë antievropiane, antishqiptare, antiamerikane. Kurti erdhi në pushtet me një platformë pro Shqipërisë dhe gjatë këtyre viteve më shumë është sjellë me një platformë politike anti-Tiranë që nuk i përbashkon vendet. Kjo sjellje e tij në rajon e ka dëmtuar interesin e Kosovës dhe i ka shërbyer Kurtit për të krijuar një ndjenjë padrejtësie te qytetarët e Kosovës”, tha Hoxhaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026

Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se edhe kjo javë do të jetë nën...
10:32 | 29/06/2026

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026