Kurti pret delegacionin nga Shqipëria, ftohet për vizitë në Kukës

25 Tetor 2022 | 18:04

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në zyrën e tij një delegacion nga Shqipëria, të përbërë nga dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Pandeli Majko dhe Gerta Duraku, prefekti i Kukësit, Ali Hallaçi dhe kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Në takim u diskutua për mënyrat dhe mundësitë e shtimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në nivel qendror dhe projekteve të përbashkëta në atë lokal.

Qarku i Kukësit ka vlerë të veçantë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, u tha në takim. Me këtë rast Kryeministri Kurti u ftua që ta vizitojë Kukësin.

Ai shtoi se duam të ecim në rrugën e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, me theks te lehtësimi i lëvizjes së banorëve të brezit kufitar, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Qeveria e Kosovës.​

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se e ka pranuar ftesën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Ai tha se do të marrë pjesë...
19:02 | 09/07/2026

Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza këtë të enjte ka konfirmuar se ka pranuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për një takim lidhur...
17:18 | 09/07/2026

Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur konsultimet politike pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Kurti u ka dërguar këtë mëngjes ftesa për...
14:40 | 09/07/2026