Kurti pret ambasadorin e SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker. Detajet nga takimi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti këtë të martë në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker.
Gjatë takimit, kryeministri Kurti e falenderoi ambasadorin Whitaker për mbështetjen jetike, të vazhdueshme dhe të palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës së Kosovës.
Teksa shprehu mirënjohje, Kurti foli për bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin me SHBA-në, përfshirë trajnimet dhe edukimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse. Ai theksoi se Kosova, në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është e angazhuar për stabilitet, paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë.
Kurti vlerësoi gjithashtu se prania e NATO-s në Republikën e Kosovës, dhe veçmas ajo e Shteteve të Bashkuara, mbetet e rëndësishme për paqen dhe sigurinë, jo vetëm në vend, por edhe në rajon. Ai theksoi se përshpejtimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO do të ishte kontribut i rëndësishëm dhe do të shërbente si garantues afatgjatë për paqen dhe sigurinë në Ballkan.
Duke folur për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, kryeministri tha se ajo mbetet e brishtë për shkak se Serbia, e mbështetur nga Rusia dhe Kina, vazhdon të ndjekë politikë hegjemoniste rajonale. Ai foli edhe për armatosjen e fqinjit verior, me theks blerjet e fundit nga Rusia dhe Kina, si kërcënime për stabilitetin afatgjatë rajonal dhe fqinjësinë e mirë në Ballkan. Në këtë kontekst, kryeministri përmendi bazat e përparme operacionale të Serbisë përreth kufirit me Republikën e Kosovës.
KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve
FBK me strategji për basketbollin 3×3 drejt “Prishtina 2030”
Përleshje fizike në Prishtinë, plagosen 2 persona. Dyshohet se është përdorur edhe një armë
- 17:10 Ushtria amerikane: 55 anije tregtare kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit
- 16:57 Vance udhëton sot për në Zvicër për bisedime me Iranin
- 16:47 Skafi po fundosej në det, shpëtohen dy turistët ukrainas në Ksamil (VIDEO)
- 16:36 Pakistani: Do të marrim pjesë nesër në bisedimet SHBA-Iran në Zvicër së bashku me Katarin
- 16:17 Vance: Witkoff dhe Kushner janë në Zvicër për bisedime me Iranin, gjërat po shkojnë mirë
- 16:06 New York-u vishet Kuq e Zi, gazetari jep detaje për Paradën e Shqiptarëve