Kurti reagon për aksionin në Veri: Krimi po luftohet pa ndërprerje

23 Maj 2022 | 20:56

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri, ku u gjet një laborator i kultivimit të marijuanës me mbi 10 mijë rrënjë të bimës narkotike.

Në një postim në Twitter, Kurti ka shkruar se krimi po luftohet pa ndërprerë.

“Krimi do të luftohet pa ndërprerje. Në Izvor, qytet në veri të Kosovës, policia jonë gjeti laborator të rritjes së marijuanës me mbi 10.000 bimë ilegale. Pati të shtëna në drejtim të policisë dhe doganës, por ata janë të vendosur të vazhdojnë punën e tyre. Faleminderit për shërbimin tuaj”, ka shkruar ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të zhvillojë këtë të premte takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike...
09:12 | 10/07/2026

Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se e ka pranuar ftesën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Ai tha se do të marrë pjesë...
19:02 | 09/07/2026

Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza këtë të enjte ka konfirmuar se ka pranuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për një takim lidhur...
17:18 | 09/07/2026