Kurti shpërndan nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët deri 16 vjeç për fundvit

22 Dhjetor 2024 | 12:14

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se Qeveria e tij ka vendosur t’ua ndajë nga 100 euro shtesë për fundvit të gjithë pensionistëve dhe fëmijëve deri në 16 vjeç.

“Të gjithë ju që jeni të moshës nga 0 deri në 16 vjeç, dhe që jeni pranues të shtesave mujore për fëmijë, do t’i përfitoni edhe sivjet nga 100 euro secili”, tha Kurti në një konferencë të përbashkët me ministrin e tij të Financave, Hekuran Murati.

Murati nuk tregoi se kur do të mund ta marrin saktësisht këtë pagesë pensionistët dhe fëmijët, por tha se gjatë javës së ardhmes do të punohet për këtë.

Ai shtoi se pensionistët dhe fëmijët nuk kanë nevojë të aplikojnë për shtesën për fundvit, pasi ata janë tashmë të regjistruar në sistem.

Qeveria e Kosovës nxori një skemë në vitin 2021 për t’i paguar fëmijët nën moshën 16-vjeçare në baza mujore fillimisht me nga 10 euro dhe 20 euro në muaj për fëmijë.

Kurti e paraqiti një skemë të re për pagesat për fëmijë në gusht të këtij viti me një rritje të vogël.

Sipas skemës së re, fëmija i parë dhe i dytë në familje paguhet nga 20€ në muaj secili, ndërsa për nënat që kanë tre fëmijë e më shumë, secili prej tre fëmijëve paguhet nga 30 euro.

Nga skema e shtesave për fëmijë, përfitojnë mbi 400.000 fëmijë, sipas Qeverisë. Kosto vjetore e skemës së re parashihet të jetë 120 milionë euro.

Kosova do të mbajë zgjedhje parlamentare më 9 shkurt.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur këtë të mërkurë në emisionin “Now” me moderatore Erla Mëhilli. Sveçla ka komentuar deklaratat e ministres...
22:08 | 15/07/2026

“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në Kosovë në një intervistë për Euronews Albania ka folur mbi deklaratën e ministres serbe, Snežana Paunović, e...
22:07 | 15/07/2026

Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kërkesës për shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë, duke bërë të ditur...
20:17 | 15/07/2026