Kurti: Shtesat për nënat lehona nga ky muaj, nga 170 euro, rriten në 325 euro

5 Qershor 2025 | 16:43

Edhe pse në detyrë, qeveria e Albin Kurtit, po vazhdon të marrë vendime. Këtë të enjte, ishte vet Kurti që bëri të ditur disa vendime, që i quajti lajme të mira nga qeverisja e mirë. Ai tregoi për rritjen e ndihmës për nënat lehona që janë të papuna.

“Sot, në mbledhjen e 261-të të Qeverisë, do të miratojmë rritjen e vlerës mujore të shtesave nga 170 euro në 325.9 euro,  aq sa është vlera neto e pagës minimale të re. Pra, për të gjitha nënat lehona, që nga ky muaj, shtesa mujore do të rritet në 325.9 euro. Kjo përbën një rritje prej 91.7%, apo gati dyfishim të shtesave. Për gjashtë (6) muaj, shtesa e rritur përkthehet në 1,955.4 euro, dhe kur kësaj i shtojmë edhe shtesën mujore për fëmijën, që është së paku 20 euro në muaj, apo 120 euro për gjashtë (6) muajt e parë, atëherë efektivisht del se Qeveria mbështet secilën nënë të re me 2,075.4 euro”, tha kryeministri Albin Kurti.

Ky vendim prek edhe nënat lehona që janë të punësuara.

“Krahas kësaj, ne sot do të miratojmë pagën mesatare referuese, e cila shërben për përllogaritjen e pagesës për tre (3) muaj në nivelin 50% të pagës mesatare – që është obligim i Qeverisë për secilën lehonë të punësuar. Pra, përveç pagesës prej 70% për gjashtë (6) muaj nga punëdhënësi, lehonat e punësuara do të përfitojnë mbështetje për tre (3) muajt të tjerë nga Qeveria në vlerën prej 319.5 euro – që është 50% e pagës mesatare. Krahasuar me nivelin aktual prej 223 euro, mbështetja e re paraqet një rritje prej 43.3%”, shtoi Kurti.

Si lajm të mirë të tretë, Kurti përmendi edhe rritjen e dytë për pagat e shërbyesve civil prej 55 euro, që hynë në fuqi nga korriku, ndërkohë që rritja e parë ka nisur të zbatohet nga janari i këtij viti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026