Kurti: S’ka ftesë për takim të nivelit të lartë, në Bruksel shkoj për nënshkrim 

19 Shkurt 2024 | 16:53

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili të premten në Bruksel ka takuar shefin e diplomacisë europiane Josep Borell, ka thënë se nuk i është thënë se do të ketë ftesë për një takim të nivelit të lartë në kryeqytetin evropian.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, që takoi Përfaqësuesin e Lartë të dielën në Mynih tha “se pret që të ketë ftesë për takim në Bruksel në ditët e ardhshme dhe se shpreson për një zgjidhje”.

Kurti më tej ka shtuar se në Bruksel shkon për të nënshkruar marrëveshjen me Serbinë, nëse ai ftohet për ta bërë një gjë të tillë.

“Unë këtë e bëj për Bashkimin Evropian, por e bëj edhe për shkak se duhet të kemi marrëdhënie normale me Serbinë. Sa për mua këto do të normalizoheshin qysh vitin e kaluar, por nëse nuk është bërë në shkurtin e marsin e vitit të kaluar e mund të bëhet në shkurtin e marsin e vitit 2024, e pse jo në takimin që kam pasur në Mynih në kuadër të Konferencës së Sigurisë”, tha Kurti.

“Me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kemi diskutuar temat të cilat janë të dialogut, dhe rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes, por nuk më është dhënë që do të ketë ftesë për një takim të nivelit të lartë në Bruksel”, theksoi ai.

“Unë në përgjithësi jam pozitiv, por ritheksoj që shkeljet e deritanishme mosrespektimet e deritanishme që i ka bëre Serbia e të cilat kulmuan me letrën e kryeministres Bërnabiç, më 13 dhjetor të vitit të kaluar ku edhe praktikisht u tërhoq nga marrëveshja duke thënë që s’e pranon asnjëherë as pavarësinë e Kosovës as ulësen në organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe as nuk e respektoj integritetin tonë territorial praktikisht ato anulohen me nënshkrim”, tha Kurti.

“Në momentin që Serbia do të nënshkruante marrëveshjen, të gjitha ato shkeljet e mëhershme anulohen dhe krijohet siguria ligjore për rrugën përpara. Pra, edhe në kuptimin e së kaluarës së hidhur edhe në kuptimin e të ardhmes së ndritshme nënshkrimi më shfaqet si domosdoshmëri edhe unë uroj që kjo të bëhet në këtë pranverë, meqë nuk u bë në atë të kaluarën”, u shpreh kryeministri i Kosovës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në edicionin e 28-të të Simpoziumit SYMI që po zhvillohet në Greqi, me temën “Achilles’...
16:44 | 07/07/2026

Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan

Disa policët kufitarë kosovarë i dërguan të fala presidentit amerikan, Donald Trump, përmes këshilltarit dhe mikut të tij pastorit Mark Burns, të cilin e befasuan...
16:41 | 07/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026