Roland Bejko kundër protestës së 20 shkurtit: Nevojë e foltores për mitingje
Pedagogu Roland Bejko, në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, u shpreh kundër protestës të thirrur nga Sali Berisha më 20 shkurt.
Bejko theksoi se protesta po bëhet me nevojën që ka foltorja e Berishës për mitingje.
Ai theksoi se pas masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Sali Berishën, opozita filloi të kishte rrjedhje duke nënvizuar se Berisha nuk mbajti premtimet e dhëna për dy vite me radhë.
“Protesta që do të zhvillohet me 20 shkurt është një protestë që bëhet duke u nisur nga rrethanat që është gjetur foltorja dhe aleanca e foltores. Që me izolimin e Berishës, opozita filloi të kishte rrjedhje nga anëtarët e vet dhe të kishte një lloj çorentimi, mungesë besimi dhe thyerje në raport me militantët, mbështetësit dhe lidershipit të saj. Atyre u ishte premtuar për dy vite me radhë, përmes një revolucioni popullor do të përmbysnin regjimin e Ramës për 6 muaj. Kaluan dy vjet dhe kjo nuk u bë dhe lideri jo vetëm që nuk u forcua, nuk bëri një PD më të madhe dhe më demokratike, por bëri një grupim klanor të vogël, ku atemonte këdo që ishte kundërshtari i tij”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ushtria amerikane kryen sulme ndaj objekteve të grupit Houthi
- “Opozita u tentua të asgjesohet”/ Blushi: Këtë e thotë drejtësia amerikane
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë