Kurti takim me avokatët e ish-drejtuesve të UKÇ-së në Hagë

3 Maj 2022 | 19:06

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një bashkëbisedim online me avokatët e ish-drejtuesve të UÇK-së që Prokuroria Speciale ka dërguar për gjykim në Hagë. Përreth dy orë ekipet mbrojtëse shpalosën kërkesat e tyre ndaj Qeverisë së Kosovës.

Takimi u mbajt si rezultat i nevojës për të diskutuar dhe adresuar kërkesat e bëra nga ekipet mbrojtëse: procesi i stërzgjatur i mbajtjes në paraburgim të të akuzuarve, mos-respektimi i praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mungesa e përkthimeve dhe, në veçanti, mos marrja në konsideratë e pushtimi dhe krimeve të Serbisë në Kosovë gjatë viteve të ’90-ta.

Kryeministri Kurti propozoi që takime të tilla të mbahen në vazhdimësi dhe të jenë të rregullta. Prej më shumë se 15 muajsh, ish komandantët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup krasniqi, Kadri Veseli dhe disa bashkëluftëtarë të tjerë, janë duke dhënë sqarimet e tyre para gjykatës së Hagës, nën akuzën e krimeve të luftës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka ulur të enjten dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me 30 vjet burgim Edmond Lajqit për vrasjen...
20:54 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Eurodeputeti çek, Tomas Zdechovsky ka reaguar së fundmi lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Në reagimin e tij, Zdechovsky e cilësuar deklaratën e...
16:56 | 16/07/2026

“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se kanë depozituar një kallëzim penal ndaj ministres...
15:34 | 16/07/2026