Kurti takim me Macronin, Vuçiç zbulon kërkesat që Kryeministri i Kosovës do i prezantoj Francës

27 Mars 2026 | 15:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të ketë sot takim dhe drekë pune me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Njoftimi erdhi nga zyra për informim e qeverisë, e cila konfirmoi se shefi i ekzekutivit udhëtoi sot për Paris. Ky udhëtim dhe ky takim, është i pari për Kurtin pas marrjes së mandatit të tretë si kryeministër.

Nuk ka detaje për agjendën, por të enjten, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke u krenuar se ka informacione ekskluzive për takimin, tha se Kurti do t’i prezantojë dy kërkesa Macronit.

Sipas tij, e para që është që Franca ta kushtëzojë Serbinë të mos përdorë armë kundër shqiptarëve dhe e dyta të mbështesë propozimin që NATO-ja të largohet nga Zona e Sigurisë Tokësore në kufirin me Serbinë dhe që Forcat e Sigurisë së Kosovës ta marrin përsipër këtë detyrë./Kosovapress

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Albin Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën vonë se Bashkimi Evropian ka miratuar projekte të kërkuara nga Kosova dhe grante në...
09:39 | 09/07/2026

Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR

Gjatë një raportimi live nga Turqia për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha, solli detaje nga Samiti i NATO-s në...
22:02 | 08/07/2026

Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, bëri të ditur se u bë korrigjimi në reklamën e Air Serbia, në  të cilën  Republika e Kosovës...
20:20 | 08/07/2026