Kurti takim me Sorensen: Kosova e gatshme për dialog konstruktiv në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të mërkurë ka zhvilluar një takim përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Gjatë takimit, Kurti foli lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit ku theksoi se rezultati zgjedhor ka prodhuar një legjitimitet të ri demokratik.
Sipas tij kjo garanton parashikueshmëri politike dhe stabilitet institucional, duke forcuar më tej funksionimin e rendit kushtetues të Kosovës. Ai vlerësoi se e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lidershipin në Serbi.
Kurti shprehu gatishmërinë e Kosovës për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe dialog konstruktiv në Bruksel. Ai theksoi rëndësinë thelbësore të tërheqjes së letrës së ish-kryeministres Bërnabiç në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), dorëzimit të Millan Radoiçiç dhe nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit.
Sipas tij këto janë garanci juridike dhe mirëbesim për rrugën përpara. Ai nënvizoi se me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, dialogu prodhon rezultate të qëndrueshme.
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 19:42 Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”
- 19:34 Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim
- 19:18 Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç
- 19:08 Japonia zbut rregullat e trashëgimisë mbretërore, por nuk ka ndyshime në ligjin që ndalon gratë të ngjiten në fron