Kurti takon Walker, njeriun që i tregoi botës krimet e luftës në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit në ShBA, ka takuar ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker, i cili zbuloi para botës krimet e luftës që ndodhnin në Kosovë.
Kreu i ekzekutivit ka shpërndarë edhe një fotografi nga ky takim, sipër së cilës ka shkruar se diplomatët e së vërtetës për krimet e kryera gjatë luftës janë miq të popujve dhe armiq të diktatorëve, shkruan KosovaPress.
Ai ka shtuar ju duk njësoj sikur pata 25-vjetëve, kur me ish-ambasadorin Walker ishin takuar për herë të parë në Prishtinë.
“Duket gati njësoj si para 25 vjetëve kur u takuam për herë të parë në Prishtinë. Thua se është ndalur koha e tij për këtë dëshmitar të kohës sonë. Ishte kënaqësi ta takoj ambasadorin William Walker në Washington DC, të evokojmë kujtimet, të diskutojmë për të tashmen, të ndajmë shpresat dhe shqetësimet për të ardhmen. Diplomatët e së vërtetës për krimet e kryera gjatë luftës janë miq të popujve dhe armiq të diktatorëve”, ka shkruar Kurti.
Ka pasur raportime se William Walker ishte i zhgënjyer nga trajtimi që kishte marrë nga koha kur në krye të Qeverisë kishte ardhur kryeministri Albin Kurti e në presidencë Vjosa Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Gënjen”, Petkoviç sulmon Kurtin për dialogun Kosovë-Serbi
- Kurti: Jam gjithmonë i gatshëm të udhëtoj në Bruksel për takim me Vuçiç
Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon
- 12:50 Ndryshohen masat e sigurisë për 3 vajzat e dyshuara për dhunimin e 17-vjeçares në Fier
- 12:40 Lindjet me viza turistike, Ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët: Nuk do t’iu rinovohet viza në të ardhmen
- 12:38 Rilindja Urbane 2.0’, Rama prezanton programin 1.5 mld euro: Autobusë elektrikë për të gjitha bashkitë
- 12:31 Rama: Rilindja urbane e ka kryer misionin e saj, kalojmë në moment tjetër
- 12:12 Protestat, Avokati i Popullit: Detyra ime është të evidentoj rastet kur qytetarëve u cenohet e drejta e tyre
- 12:01 “Sot zgjedhjet nuk fitohen me asfalt dhe çakull”, Rama: Sa më shumë krijojmë kushte, më shumë rriten pritshmëritë