Kryeministri Kurti: Të mos madhërohet e heroizohet Faton Hajrizi

24 Korrik 2024 | 11:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos e madhërojnë Faton Hajrizin, i dyshuar për vrasjen e një polici në Serbi.

“I ftoj qytetarët e vendit tonë të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizit”, tha Kurti në një mbledhje të Qeverisë së tij, të mbajtur të mërkurën.

Ditëve të fundit, llogari të ndryshme në rrjetet sociale kanë shpërndarë shkrime për Hajrizin dhe fotografi të tij, të shoqëruara me epitete të ndryshme, si “hero” dhe “trim”.

Hajrizi u vra nga autoritetet e Serbisë më 19 korrik, konfirmoi këtë javë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, shkruan REL.

Më 18 korrik, sipas autoriteteve serbe, ai vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër në qytetin Lloznicë të Serbisë.

Hajrizi ishte i arratisur nga një burg në Kosovë.

Duke folur në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se sqarimi i rrethanave që nga ikja e Hajrizit në drejtim të Serbisë e deri te vrasja e tij e raportuar, “kërkon një hetim vendor dhe ndërkombëtar”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026