Kurti zbulon shifrat: Sa vrasje janë kryer në Kosovë nga viti 2021 deri në 2024
7 Maj 2024 |
11:37
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar disa statistika të Policisë, që tregojnë se nga viti 2021 deri në vitin 2024 në Kosovë janë kryer gjithsej 86 vrasje.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Kurti thotë se 81 viktima janë shqiptarë, 3 serbë dhe 2 nga etnitë e tjera.
Ai tha gjithashtu se për tre serbët e vrarë në vitin 2022 në Mitrovicën e Veriut dhe Graçanicë, ka vetëm të dyshuar serbë si autorë të mundshëm.
“Statistikat zyrtare të policisë tregojnë se nga viti ’21 deri në ’24 janë kryer gjithsej 86 vrasje në 🇽🇰: 81 shqiptarë, 3 serbë dhe 2 etni të tjera. 3 serbë u vranë në ’22; 2 në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe një në Graçanicë. Për të tre vrasjet ka vetëm të dyshuar serbë”, ka shkruar Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kurti: Normalizimi i raporteve me Serbinë s’duhet të përzihet me KiE-në
- Përvjetori i vrasjes së Luan Haradinajt, Kurti: Gjaku i tij skuqi gurët e kufirit!
Lajme të Sugjeruara
Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë