Kusari-Lila iu drejtohet serbëve: Kosova është vendi juaj
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila iu drejtua sot qytetarëve serbë nga Kuvendi i Kosovës.
Gjatë fjalës së saj, Kusari-Lila u shpreh se Kuvendi dhe shteti i Kosovës është vendi i tyre, që u garanton të drejta pa parasysh përkatësinë etnike.
Sipas saj, deputetët dhe zyrtarët të cilët u larguan nga institucionet, nuk i kanë përfaqësuar denjësisht serbët e Kosovës.
“Në këto kohë të vështira për ne, duhet ta dini që ky Kuvend dhe ky shtet është vendi juaj i cili ju garanton të drejta për të gjithë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike. Këto ditë përfaqësuesit tuaj e kanë lëshuar Kuvendin për të cilët, në këtëKuvend kurrë nuk janë përkushtuar për të drejtat tuaja, për nevojat tuaja, të kërkojnë kushte më të mira për ju. Ata kanë qenë për të drejtat e Vuçiçit dhe për strukturat të cilat janë aktive në pjesën veriore të qytetit.
Sot jeni nën presion dhe sistematizim të politikës së Vuçiçit, e kuptojmë dhe respektojmë ndërlidhjen me vendin amë, por ky raport duhet t’u japë siguri dhe jo të kundërtën. Ju lutem, ngrihuni dhe mos i mbani këto tensione sepse të gjithë të akuzuarit do të ballafaqohen me drejtësinë dhe çdo institucion do t’i ketë përfaqësuesit e vet të cilat duhet të përkrahen. Vetëm me përfaqësim direkt do ta ndërtojmë shtetin tonë dhe jetën e përbashkët në Kosovë”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
3 vite pa kryeprokuror, Kosova zgjedh kreun e organit të akuzës
Deklarata skandaloze e ministres serbe: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën
Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit