English

Kush do ta drejtojë BE-në? Negociata të vështira në Bruksel, emrat për postet kyç

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Euronews analizon se postet më të lartë të Komisionit Europian mund të përbëhen nga shtatë gra dhe deri në 13 anëtarë nga partia e qendrës së djathtë EPP.

- Advertisement -

Presidentja e zgjedhur Ursula von der Leyen u ka dhënë kohë qeverive deri të premten për të emëruar kandidatët e tyre dhe vende si Belgjika, Italia dhe Bullgaria ende nuk kanë konfirmuar zyrtarisht se kë do të dërgojnë në Bruksel.

Por lista e atyre që njihen ose përfliten se janë në garë  tregon se  mund të ketë tensione  pasi e vërtetë që EPP dominon por nuk ka shumicën.

Komisionerët janë zyrtarët më të lartë në ekzekutivin e BE-së dhe – si ministrat në një qeveri kombëtare – secilit u jepet një përmbledhje e detajuar e politikave, si politika tregtare, migracioni ose menaxhimi i buxhetit të BE-së.

Disa shtete  kanë paraqitur kandidatët e tyre për komisionarë para afatit të 30 gushtit. Pasi von der Leyen t’i intervistojë të gjithë kandidatët, ajo do të caktojë në portofolio politikash për secilin.

Ajo që mbetet e sigurt pas rizgjedhjes se Von der Leyen është funksionari që do të jetë në krye të Këshillit Europian,  portugezi Antonio Costa, dhe më kryesorja  kryeministrja estonese Kaja Kallas do të jetë pasaardhësja e Josep Borrell në postin e shefes së re të politikës së jashtme.  Por përpara konfirmimiut të plotë Kajas duhet edhe të përballet m,e sanca dëfjimore para komiteteve të PE e cila pritet më 29 shtator.

Por kush është në garë për postet më të rëndësishme? Ja cilat janë disa nga zgjedhjet e shteteve

Austria kërkon që ministri i financave Magnus Brunner të jetë komisioner i Agrikulturës ose Financës.

Belgjika kërkon që komisioneri i saj të jetë Didier Reynders në krye të financave, por emri final pritet nga qeveria e koalicionit.

Kriza e vazhdueshme politike e Bullgarisë ka çuar në spekulime se mund të riemërojë kryetaren aktuale Iliana Ivanova, aktualisht përgjegjëse për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Arsimin dhe Rininë.

Nënkryetarja aktuale e Komisionit Dubravka Šuica është nominuar për të qëndruar në post.

Qeveria e Qipros konfirmoi emërimin e ish-ministrit Kostas Kadis si Komisionerin e ardhshëm i cili mund të jetë sërish në krye të Shëndetësisë.

Në një postim në X, Kryeministri Petr Fiala njoftoi se qeveria e tij “njëzëri ra dakord” për ministrin e Industrisë dhe Tregtisë Jozef Síkela si kandidat për komisioner çek.

Presidenti aktual Thierry Breton do të jetë përsëri kandidati i Francës për komisioner.

Qeveria greke ka shpallur kandidatin e saj për komisioner Apostolos Tzitzikostas.

Kryeministri Viktor Orbán ka thënë se do të riemërojë komisionerin aktual të BE-së, Oliver Várhelyi. Diplomatët e BE-së kanë raportuar më parë se Budapesti ende shpreson të marrë portofolin e zgjerimit, megjithëse është e rrallë që një vend të mbajë të njëjtin person në të njëjtin post.

Ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, por zëvendëskryeministri Matteo Salvini u duk se miratoi ministrin e Evropës, Raffaele Fitto, se kishte kredenciale të përshtatshme për këtë rol. Fitto, një peshë relativisht e rëndë politike në vend, aktualisht është përgjegjëse për fondin e rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë së Italisë.

Por gjate vjeshtës pritet të vulosen emrat përfundimtar edhe pse negociatat nuk do të jenë të lehta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?