Kush e denoncoi Erion Veliajn?! Bregu: Është shitur nga brenda

28 Dhjetor 2024 | 21:37

Pedagogu Zylyftar Bregu tha në emisionin Review në Euronews Albania se Erion Veliaj është denoncuar nga person që ka lidhje me pushtetin.

Sipas tij, që SPAK të marrë në konsideratë një kallëzim anonim duhet të ketë prova dokumentare, të cilin në rastin e Veliajt duket se i ka dhe ato mund të jenë përgatitur vetë nga një ‘qendër pushteti’.

“Deklarata e sotme e Ramës thotë hetimi nuk të bën të fajshëm, e ka bërë këtë deklaratë sot se në opinionin publik shqiptar ka vluar një qëndrim, që unë mendoj se është i bazuar, se Veliaj është shitur nga brenda. Denoncimi është bërë nga një anonim, ky person nuk ekziston në bazë të gjendjes civile. Një kallëzim anonim nuk merret në konsideratë, vetëm kur ka prova të dokumentuara. SPAK që tregon kujdes të posaçëm për një kallëzues anonim për mua ka një mbështetje politike, dhe e dyta provat dokumentare që kërkojnë një qendër pushteti për t’i përgatitur. Dosja ka vajtur me prova, që do të thotë që ato prova i ka përgatitur, për mua, një qendër pushteti”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026