English

Kush e fiton garën për President në SHBA? Çfarë tregon sondazhi i parë Trump-Harris

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Teksa Presidenti në detyrë i SHBA-ve, Joe Biden, u tërhoq nga gara e nëntorit për Shtëpinë e Bardhë, sondazhet tregojnë një ‘përplasje kokë më kokë’ mes kandidatit republikan Donald Trump dhe pasardhëses së mundshme të Biden, Kamala Harris.

- Advertisement -

Kryeredaktori i Departamentit Digjital në Euronews Albania, Franc Mërkuri, dha më shumë detaje lidhur me rezultatet e sondazheve në SHBA, mbi garën presidenciale.

Siç shihet edhe nga të dhënat e sondazhit, gara për Shtëpinë e Bardhë do të jetë shumë e fortë dhe shumë e ngushtë.

Pjesë nga diskutimi:

Pyetje: Kush mendoni se do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme në SHBA, Kamala Harris apo Donald Trump?

Pyetje: Çfarë tregon sondazhi më i fundit i bërë për zgjedhjet në SHBA? Kush është përpara në garën Trump-Harris?

Franc Mërkuri: Le t’i hedhim një sy çfarë thotë sondazhi i fundit i realizuar nga Reuters dhe IPSOS!

Sondazhi, i publikuar nga faqen e internetit të agjencisë së lajmeve Reuters, tregon se Kamala Harris ka tejkaluar Donald Trump.

Harris kryeson sondazhin me 44%, ndërkohë që Trump ka rënë në 42%.

Sondazhi i bërë një javë më parë nga e njëjta kompani tregonte një barazi absolute, ku secili kandidat merrte 44% të votave.

Ndërkohë që sondazh i publikuar në fillim të muajit tregonte një epërsi të lehtë të Trump me 1%.

Kur janë pyetur mbi aftësinë mendore të kanindatëve që mund të drejtojnë Shtëpinë e Bardhë, Harris renditet e para me 54%, Trump me 49% dhe Biden me një mbështetje tepër të ulët prej 22%.

Renditja shumë e ulët në sondazhe bëri që Biden të tërhiqej nga gara për Shtëpinë e Bardhë.

Anketa është kryer mes votuesve të regjistruar dhe ka një marzh gabimi prej 3 për qind.

Pra siç shihet dhe nga të dhënat e sondazhit gara për Shtëpinë e Bardhë do të jetë shumë e fortë dhe shumë e ngushtë.

Pyetje: Çfarë deklaroi Joe Biden në daljen e parë publike që nga e diela, pse u tërhoq nga gara?

Franc Mërkuri: Presidenti Joe Biden, bëri të mërkurën daljen e parë publike pas tërheqjes nga gara për Shtëpinë e Bardhë. Biden parashtroi disa nga arsyet që e shtynë drejt marrjes së një vendimi të tillë.

Biden theksoi se u tërhoq për të pasuar stafetën tek brezi më i ri. Gjithashtu ai shtoi se në zgjedhjet e nëntorit amerikanët duhet të mbrojnë demokracinë dhe vlerat e saj, duke shprehur mbështetjen për Harris.

Pyetje: Kush janë disa nga ‘yjet’ që kanë dalë në mbështetje të Trump dhe Harris?

Franc Mërkuri: Disa nga yjet që mbështesin Kamala Harris janë muzikanti John Legend, Regjisori Spike Lee, këngëtarja Cardi B, këngëtarja Beyonce dhe George Clooney.

Ndërsa disa nga të famshmit që mbështesin Donald Trump janë miliarderi Elon Musk, këngëtari 50 Cent, këngëtarja Amber Rose dhe koleksionisti Steve Wynn.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?