Kush e fiton Tiranën? Gjetjet e sondazhit Barometri Politik 18 mars 2021

18 Mars 2021 | 22:00

Euronews Albania publikoi sot gjetjet e Sondazhit Barometri Politik në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB. Në fokus të sondazhit të sotëm ishte gara për Tiranën, mendimet e kryeqytetasve për liderët kryesorë politikë, votën, si dhe ndarjen e mandateve përmes parashikimit të të anketuarve që u përgjigjën dhe votuesve të pavendosur.

Në pjesën e parë të emisionit, u zbuluan gjetjet se shumica e shqiptarëve mendojnë se Edi Rama është më i përshtatshëm për kryeministër se sa Lulzim Basha, prirje që, në sondazhin e MRB-së për Euronews Albania, për Ramën rezultoi më e madhe në rang kombëtar ndërsa për Bashën në Tiranë.

Gara për Tiranën Sondazhi i plotë 18 mars by Euronews Balkans

Lexo më shumë: Basha më i preferuar në Tiranë, Rama me pëlqimin më të lartë në rang kombëtar

Dimitris Mavros, drejtues i kompanisë MRB, tha se parapëlqimi i shprehur për liderët mund të përkthehet në vota, por që kjo mbetet e diskutueshme në varësi të luhatjes së vënë re edhe me dy sondazhet e para, ku Basha ka pasur rritje dhe Rama ulje.

“[…] për Monika Kryemadhin rritja e papëlqyeshmërisë është e shtuar me 4% […] z.Basha është duke rritur popullaritetin e vet, kurse z.Rama është në ulje. Kjo është një tendencë që z.Basha të shkojë lart e më lart në mënyrë lineare. Ka një prirje konstante,” – tha Mavros.

PS ka deklaruar si objektiv nga zgjedhjet e 25 prillit marrjen e shumicës së mandateve në parlament. Megjithatë jo të gjithë socialistët besojnë se ky objektiv është i arritshëm.

Sondazhi tregoi se 35.5% e të pyeturve nga elektorati socialist nuk kishin besim se PS do të mund të marrë 71 mandate.

Lexo më shumë: Jo të gjithë socialistët besojnë se PS do mund të jetë mazhorancë në parlamentin e ardhshëm

Godole dhe juristi Ylli Manjani vunë në diskutim faktin që pavarësisht se ka pasur tetë vite në pushtet Rama mbetet popullor. Mavros e konsideroi të mundshme.

Drejtuesi i MRB-së paralelizoi me raste si në Britani të Madhe ku Tony Blair pati fituar tre mandate dhe në Holandë ku Mark Rutte po kandidon për mandat të katërt.

Paralelizim të cilin Godole dhe Neritan Sejamini e konsideruan të pavend, pasi Shqipëria ka kontekst krejt tjetër, me probleme ekonomike dhe me krimin.

Lexo më shumë: Analistët debatojnë faktin se pavarësisht 8 viteve qeverisje Rama mbetet popullor

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin të dielën Partia Socialiste do të fitonte shumicën e mandateve në Tiranë. Në sondazhin e MRB për Euronews Albania, 42% e të pyeturve u përgjigjën se do të votonin për PS-në.

Lexo më shumë: Prirja e votës, cila parti gëzon më shumë mbështetje në Tiranë? 

Fakti se rreth 17% e të pyeturve në sondazh rezultoi e papërcaktuar në prirjen e votës për Tiranën nxiti diskutime ku në thelb u debatua se kush nga partitë mund t’i marrë si vota në ditën e zgjedhjeve.

Lexo më shumë: Kush merr më shumë vota nga të pavendosurit, PD apo PS, debat mes Neritan Sejaminit dhe Arbjan Maznikut

Sondazhi tregoi se nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme shumicën e mandateve në kryeqytet do të mund ta merrnin socialistët.

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, projeksioni e nxjerr PS-në me një diferencë më të ngushtë me PD-në – 9.7% nga 19.4%.

Lexo më shumë: Projeksioni, si pritet të ndahen mandatet e deputetëve në Tiranë

EMISIONI I PLOTË:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës

Botuesi Nikollë Lesi tha për “Barometri” në Euronews Albania se po të ishte gjyqtar do ia jepte Partinë Demokratike Sali Berishës. “Nëse do isha gjyqtar...
22:20 | 06/01/2023

Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi

Edi Rama konsiderohet udhëheqës i fortë, 57% e njerëzve mendojnë kështu, zbuloi Barometri në Euronews Albania. Për eksperten e komunikimit, Balina Bodinaku, një lider i...
22:39 | 11/11/2021

Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë udhëheqësi më i pëlqyer nga shqiptarët, edhe pse shumica e tyre kanë mendim negativ për të, zbuloi Barometri në...
21:37 | 11/11/2021