Kush e rrahu Berishën për të lënë në hije Tiranën? Flet Kreshnik Spahiu
Juristi Kreshnik Spahiu e cilësoi samtin BE-Ballkani Perëndimor si ngjarjen më të rëndësishme politike në Shqipëri këto 32 vjet, që e bëri vendin tonë qendrën e Europës.
Nisur nga rëndësia e kësaj dite, Spahiu në një intervistë për Euronews Albania e përjashtoi kategorikisht që Edi Rama të ketë lidhje me sulmin ndaj Sali Berishës sot në protestën e organizuar prej tij.
Sipas Spahiut, Rama ishte sot njeriu i fundit i interesuar për t’u marrë me Berishën.
Tirana ishte e përkëdhelura e Perëndimi, sot Evropa vendosi që Tirana është edhe kryeqyteti i balancave ballkanike ndaj e gjithë vëmendja ishte në Tiranë, ishte një dasmë evropiane në Tiranë. Kush ishte i interesuar të prishte këtë dasmë në Tiranë? A ishte i interesuar Rama të prishte dasmën e tij, do ja bënte autogolin vetes? Ai është njeriu që sot e ka ëndërruar çdo kryeministër, që të mblidhen në odën e tij gjithë kryeministër dhe i vetmi që donte 1000 për qind reklamë për veten dhe jo Berishën është Rama. Rama është i interesuari i fundit për të rrahur Berishën, ka pasur 10 vjet mundësi ta bëjë këtë, në dhjetëra e qindra protesta pse do e rrihte pikërisht sot? Sot ka qenë një grusht për të prishur damën evropiane në Tiranë”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 16:14 Shefi i NATO-s kërkon që aleatët të paraqesin plane të besueshme për të arritur objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes
- 16:10 Microsoft shkurton 4,800 vende pune, investimet në inteligjencën artificiale rrisin presionin mbi gjigandin teknologjik
- 16:07 LVV thotë se i ka votat për Qeverinë, kërkon konsensus për presidentin
- 16:06 Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje
- 15:40 “Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në
- 15:30 Zelensky: Rusia po përgatit një tjetër sulm masiv rus, NATO të marrë vendime të forta