Kush është 42-vjeçari shqiptar që u vra në Itali, arrestohet bashkatdhetari

25 Nëntor 2024 | 11:49

Nikolin Nika, është 42-vjeçari shqiptar, i cili pasditen e të dielës u gjet i vdekur në qytezën e Bettolës në Itali.

42-vjeçari kishte marrë tre plagë të rënda në qafë dhe ndërroi jetë në vendngjarje, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Policia italiane arrestoi një tjetër shqiptar si të dyshuar për vrasjen, vetëm disa orë pas ngjarjes.

Viktima, i cili jetonte në Bettola me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, u gjet në një pellg gjaku përpara një lokali. Mediat italiane shkruajnë se ndërhyrja e shpejtë e shërbimit mjekësor, që arriti në vend rreth orës 17:30, nuk mundi të ndalonte fatin tragjik të 42-vjeçarit. Shkak i vdekjes ishte gjakderdhja tepër e madhe.

Hetimet për zbardhjen e ngjarjes janë ende në vazhdim. Policia ka kryer kontrolle në zonë, përfshirë edhe në ambientet e lokalit pranë vendit të krimit, për të gjetur armën e përdorur, e cila dyshohet të ketë qenë një thikë ose kaçavidë. Mësohet se ngjarja mund të ketë qenë pasojë e një sherri mes viktimës dhe autorit, por deri tani ende nuk ka detaje të plota mbi shkakun e vrasjes.

Policia ka nisur të pyesë dëshmitarët dhe të afërmit e viktimës për të hedhur dritë mbi dinamikën e ngjarjes. I arrestuari për momentin është akuzuar për vrasje me dashje dhe është dërguar në burg, ndërsa hetimet janë intensifikuar për të sqaruar motivet e këtij krimi tragjik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026