Kush është Begtash Zeneli, rasti pas të cilin Gjykata e Lartë kërkoi rishikimin e “arrestit me burg”
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka folur lidhur me rastin që Gjykata e Lartë kërkoi rishikimin e “arrestit me burg”. Ferhati u shpreh se 63-vjeçari, Begtash Zeneli është rasti që po rishikohet teksa theksoi se ai është vënë në pranga në tetor të vitit 2025 në Lezhë.
Ai theksoi se policia gjatë operacionit gjeti mbi 7 kg cannabis sativa të cilat ishin të fshehura mes kotecit të pulave dhe disa koshereve të bletëve. Ferhati shtoi se droga ishte e mbështjellë me batanije. Ferhati theksoi se Gjykata e Apelit i ndryshoi masën e sigurisë Zenelit duke e lënë në arrest në shtëpi.
Ai tha se Prokurori i Apelit nuk është pajtuar me këtë vendim dhe ka ushtruar rekurs. Sipas tij tani qè Gjykata e Lartë ka marrë rekursin ka vënë re këtë problematikën lidhur me masat e sigurisë.
“Prokuroria e Shkallës së Parë Lezhë kërkoi në gjykatë masën e sigurisë arrest me burg për të moshuarin. Gjykata e miratoi këtë kërkesë të Prokurorisë, u ankua në Apel dhe Gjykata e Apelit ndryshoi masën e çoi në arrest në shtëpi.
Prokurori i Apelit nuk është pajtuar me këtë vendim ka ushtruar rekurs. Tani Gjykata e Lartë kur ka marrë këtë rekurs ka vënë re këtë problematikën lidhur me masat e sigurisë arrest me burg. Ky është kazusi që sot u shqyrtua në Kolegjet e bashkuara të Gjykatës së Lartë por patjetër që lidhet pastaj edhe me paraburgimin.
Çështja është sa i takon kushteve dhe kritereve që gjykatat aplikojnë deri më tani lidhur me masën ekstreme të arrestit me burg, e cila duhet të jetë masa e fundit në fakt që duhet të aplikohet në raport me disa masa të tjera alternative që parashikohen nga dispozitat ë ligjore në fuqi.
Gjykata e Lartë thotë se ka konstatuar se ka tashmë një vakum ligjor ose një problematikë ligjore, le të themi nisur me vendimin, me praktikën njësuese të vitit 2011, pasi gjykatat të çfarëdolloj niveli, kryesisht gjykatat e faktit, por dhe ato të apelit, i vendosin masat e sigurimit personale, këtu e kam fjalën për arrestin me burg duke u bazuar mbi një praktikë të njësuar të vitit 2011 të Kolegjeve të Bashkuara të asaj kohe të Gjykatës së Lartë”, tha ai ndër të tjera.
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë