Kush është djali sekret i Trump? Dëshmia kyçe, ish-avokati i nxjerr sekretet 

15 Maj 2024 | 13:07

Të martën sagën ligjore të Donald Trump ishte dita e Micheal Cohen. Siç pritej, ish-avokati i gjithanshëm i manjatit zbuloi një sërë sekretesh dhe vese private të shefit të tij përpara gjykatës në çështjen Stormy Daniels.

Midis tyre, Cohen zbuloi se manjati, përpara zgjedhjeve të 2016-ës, i kërkoi atij të “fshihte” zbulimet e mundshme për një “fëmijë të paligjshëm” të supozuar dhe një tjetër lakmi jashtëmartesore, me “lepurushen” Karen McDougal siç e quante ai.

Gjatë seancës, prokurorët vendosën edhe një regjistrim audio, të regjistruar nga Cohen, në të cilin Trump dëgjohet duke folur për nevojën “për të blerë heshtjen” edhe për historinë e McDougal.

Cohen tha se në vjeshtën e vitit 2016 ai mësoi se një ish-portier në Kullën Trump po fliste për një “djalë të paligjshëm” të ish-presidentit amerikan, aq sa ai e pyeti Trumpin se si të përgjigjej dhe çfarë të bënte.

“Ai më tha që të sigurohesha që historia të mos dilte” u përgjigj ai. Në fund, nëpërmjet David Pecker, atëherë redaktor i National Enquirer, ai pagoi 30 mijë dollarë për të fshehur lajmin. Sa i përket rastit tashmë të njohur me Stormy Daniels, Cohen dëshmoi kujtimet e tij për incidentin. “Ai më tha: Kjo është një fatkeqësi, një fatkeqësi totale”, tha Cohen.

Dëshmia e Cohen ishte më e pritura që nga fillimi i gjyqit në atë që ndoshta do të jetë java vendimtare e një çështjeje gjyqësore që rëndon si një gur në fushatën e zgjedhjeve presidenciale amerikane, për shkak se dëmton imazhin “fiskal” të sipërmarrësit të Trump.

Nga pikëpamja teknike dhe juridike, prokurorisë i duhet Cohen të provojë se Donald Trump ishte i përfshirë drejtpërdrejt në falsifikimin e dokumenteve financiare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtohet zjarret nga temperaturat e larta në Spanjë, regjistrohen 12 viktima në Almeria

Dymbëdhjetë persona raportohet se u vranë në një zjarr të madh në Almeria, në jug të Spanjës, ndërsa rreth 150 zjarrfikës luftuan me flakët që shpërthyen...
07:35 | 10/07/2026

WSJ: Izraeli zbuloi një komplot të ri iranian për të vrarë Trumpin

Izraeli ndau informacione të reja inteligjence me SHBA-në, të cilat sipas tij tregonin një plan të ri iranian për të vrarë Presidentin Trump, thanë njerëz të...
07:28 | 10/07/2026

Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, bëri thirrje për një zgjidhje të drejtë të konfliktit midis SHBA-së dhe Iranit duke theksuar se çdo marrëveshje duhet të...
07:12 | 10/07/2026