Ekskluzive| Euronews siguron foton e autorit që dyshohet se vrau recepsionistin
Një ngajrje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në zonën e Dhërmiut në jug të vendit.
Recepsionisti i një hoteli, i identifikuar si Eraldo Nevruzi, 31-vjeç, është zhdukur në rrethana ende të paqrta.
Policia bën me dije se ka dyshime se recepsionisti të jetë vrarë me armë zjarri nga shtetasi Gerald Shehu, 43-vjeç, banues në Angli, i cili më pas mund t’i ketë zhdukur dhe trupin.
Më poshtë gjeni dhe foton e autorit të ngjarjes.

Sipas policisë dyshohet se Shehu pas vrasjes është larguar në drejtim të Greqisë, përmes pikës së kalimit kufitar në qafë botë.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe gjetjen e trupit të viktimës.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se janë marrë në pyetje 29 persona, ndërkohë që nuk dihet ende motivi i ngjarjes.
“Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.
Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.
Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.
Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë