Kush është Gert Shehu, i riu që goditi me grusht kreun e PD-së

6 Dhjetor 2022 | 15:28

Gert Shehu, 31-vjeçari që goditi me grusht mesditën e sotme kreun e PD-së, Sali Berisha jeton në një pallat në rrugën “Shyqiri Ishmi” në Tiranë.

Në këtë banesë ai jeton bashkë me nënën e tij. Euronews Albania shkoi pranë banesës së të riut, por në të nuk ndodhet asnjë person.

Mësohet se i riu i përket besimit mysliman dhe vizitonte herë pas here xhaminë e Tabakëve.

Sipas autoriteteve ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Diagnoza paraprake, siç thuhet në dokument, lidhet me çrregullim psikotik të papërcaktuar.

I riu rezulton edhe me precedent të mëparshëm kriminal për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve.

Aktualisht Shehu ndodhet në spitalin e Traumës duke marrë mjekim, pasi u godit nga simpatizantë dhe mbështetës të PD-së, pasi kreu sulmin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026