Kush është lideri i ri i Hamasit, arkitekti i sulmeve të 7 tetorit
Hamasi emëroi udhëheqësin e grupit militant për Gazën, Yahya Sinwar, si shef politik të tij, një lëvizje që konfirmon prirjen radikale që ka ndjekur grupi që nga sulmi i 7 tetorit në Izrael. Sinwar pason Ismail Hanijenë, i cili u vra në Teheran javën e kaluar.
Sinwar, arkitekti i sulmit më shkatërrues ndaj Izraelit në dekada, ka qendruar i fshehur në Gazë, duke sfiduar përpjekjet izraelite për ta vrarë që nga fillimi i luftës.
“Lëvizja e Rezistencës Islamike, Hamasi shpall zgjedhjen e komandantit Jahja Sinwar si shef politik i lëvizjes, për të pasuar komandantin martir Ismail Hanijeh”, thuhet në një deklaratë të shkurtër të lëvizjes.
Lajmi për emërimin u shoqërua nga një breshëri raketash nga militantët në Gaza që vazhdojnë të luftojnë kundër trupave izraelite në enklavën e rrethuar.
Sinwar, i cili ka kaluar shumë vite në burgjet izraelite, është udhëheqësi më i fuqishëm i Hamasit i mbetur gjallë pas vrasjes së Hanijesë, një ngjarje që ka rritur frikën për një konflikt më të gjerë rajonal, pasi Irani u zotua se do të hakmerret me forcë pas vrasjes së tij.
Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Hanijesë, por ka pranuar përgjegjësinë për vrasjen e udhëheqësve të tjerë të lartë, përfshirë nënkryetarin e Hamasit, Saleh al-Arouri, i cili u vra në Bejrut, dhe Mohammed Deif, komandanti ushtarak i lëvizjes.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari reagoi pas njoftimit.
“Yahya Sinwar është një terrorist që është përgjegjës për aktin më kriminal terrorist në histori – 7 tetorin. Ka vetëm një vend për Yahya Sinwarin: përkrah Mohammed Deifit dhe të gjithë terroristëve përgjegjës për 7 tetorin”.
I lindur në një kamp refugjatësh në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, Sinwar, 61 vjeç, u zgjodh si udhëheqës i Hamasit në Gazë në vitin 2017 pasi fitoi një reputacion si një figurë e pamëshirshme dhe një armik i vendosur i Izraelit.
Përpara se të burgosej ai ishte kreu i aparatit të sigurisë Al-Majd, i cili gjurmonte, vriste dhe ndëshkonte palestinezët e akuzuar për bashkëpunim me shërbimin sekret izraelit.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta