Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit, parashikimi i sondazhit të pestë kombëtar të MRB-së
Sondazhi i pestë kombëtar i kompanisë MRB për Euronews Albania parashikon që Partia Socialiste t’i fitojë me një diferencë të ngushtë zgjedhjet e 25 prillit.
Të pyetur se për cilën parti apo koalicion do të votonin, shumica u përgjigjën për PS-në, me një diferencë 6.2%:
- PS – 43%
- PD – 36.8%
- LSI – 5.8%
- Të tjera – 3%
- Nuk do të votoj – 4.1%
- Nuk e di – 6%
- Nuk u përgjigjën – 1.3%
Krahasuar me sondazhet e shkuara, prej muajit dhjetor, PS ka pasur fillimisht një luhatje mes 39.9%-41.8% e në dy sondazhet e fundit një ekuilibër në 43%. Sidoqoftë diferenca mes saj dhe koalicionit të Partisë Demokratike “Aleanca për Ndryshim” është më shumë se përgjysmuar nga 13.6% në 6.2%.
Koalicioni i PD-së ka gëzuar rritje të konsiderueshme nga 28.2% në 36.8% teksa krejt ndryshe mbështetja për Lëvizjen Socialiste për Integrim është thuajse përgjysmuar nga 10.3% në 5.8%.
Duke analizuar prirjen e votuesve dhe të të pavendosurve me ato të zgjedhjeve të vitit 2017, MRB parashikon që PS t’i fitojë zgjedhjet me një diferencë prej 7%:
- PS – 48.5%
- PD – 41.5%
- LSI – 6.5%
- Të tjera – 3.5%
Krahasuar me vitin 2017, PS pritet të gëzojë thuajse të njëjtën mbështetje të votuesve me një rritje +0.2% (nga 48.3%), ndërsa PD të marrë një rritje me +12.6% (nga 28.9%). Ndryshe mbështetja e LSI-së pritet të tkurret me -7.8% (nga 14.3%).
Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit, parashikimi i sondazhit të pestë kombëtar të MRB-së by Euronews Balkans
Metodologjia
Sondazhi i pestë kombëtar u bë për Euronews Albania nga kompania prestigjioze MRB, e cila zhvilloi 2,700 intervista ballë për ballë në zonat urbane dhe rurale me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) nga 1 prilli deri më 15 prill.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin