Kush ikën dhe kush vjen në qeverinë “Rama 4”
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme qeverinë e re të mandatit të 4. Disa prej emrave janë të rinj dhe disa të tjerë kanë lëvizur nga vendet aktuale në detyra të reja ministrore.
Belinda Balluku – Vazhdon të ushtrojë detyrën si Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës.
Albana Koçiu – Emërohet në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke zëvendësuar Ervin Hoxhën. Më herët drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.
Elisa Spiropali – Merr drejtimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, pas Igli Hasanit. Ajo vjen nga posti i drejtueses së Kuvendit.
Petrit Malaj – Mbështetet sërish për të vijuar mandatin në krye të Ministrisë së Financave.
Blendi Gonxhja – Emërohet Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit. Ai vjen nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe pason Mirela Kumbaron.
Sofjan Jaupaj – Kalon nga pozita e zëvendësministrit në drejtimin e plotë të Ministrisë së Mjedisit.
Mirela Kumbaro – Kalon në drejtimin e Ministrisë së Arsimit, pasi më parë drejtonte Ministrinë e Turizmit.
Evis Sala – Emërohet Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, duke ardhur nga Italia.
Delina Ibrahimaj – Do të drejtojë Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit. Më parë ishte në krye të Ministrisë së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.
Diella – Pjesëmarrësja e parë virtuale në qeveri, e krijuar nga Inteligjenca Artificiale. Do të angazhohet në fushën e prokurimeve publike, me një mandat për të ndikuar në përshpejtimin e proceseve qeverisëse.
Besfort Lamallari – Emërohet Ministër i Drejtësisë, duke marrë stafetën nga Ulsi Manja, i cili do të udhëheqë Komisionin Parlamentar të Ligjeve.
Pirro Vengu – Vijon mandatin e tij si Ministër i Mbrojtjes.
Andis Salla – Emërohet në krye të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Deri tani ka qenë kryetar i Bashkisë së Cërrikut.
Ervin Demo – Merr postin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, në vend të Arbjan Maznikut.
Majlinda Dhuka – Rikonfirmohet në rolin e Kryenegociatores së Shqipërisë në procesin e integrimit.
Adea Pirdeni – Vazhdon detyrën si Zëvendëskryenegociatore e Shqipërisë.
Toni Gogu – Emërohet Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, më parë në vendin e tij ishte Taulant Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare