Kush ishte shënjestra? Gazetari: Lidhjet mes atentatit në Lezhë dhe atij në Tiranë

19 Prill 2025 | 21:31

Gazetari Sokol Dema tha në emisionin Review në Euronews Albania se policia e Tiranës ende nuk e ka të qartë se kush ishte shënjestra e vërtetë e atentatit me 4 të plagosur mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet.

Ai tregoi se lidhja mes atentatit ndaj babait të Roan Brahimit po atë mbrëmje në Pllanë të Lezhë dhe atentatit me 4 të plagosur bë Lundër është bërë mbi disa elementë të zbuluar gjatë hetimit, që deri në një pikë e justifikojë alibinë se shënjestër mund ishte bashkëshortja e Roan Brahimit, por asgjë nuk është konfirmuar plotësisht.

“Ka qenë orë 20:00 e së enjtes kur u ekzekutua babai i një prej personave më të përfolur të krimit vitet e fundit, babai i Roan Brahimit. Kur të gjithë po merreshin me këtë ngjarje ndodh atentatit në Tiranë, në dukje ngjarje të ndara ku u plagosën 4 persona kishte një pikëpyetje të madhe kur u zbulua se kishte 2 të mitur të plagosur. Sot që flasim policia s’e ka qartësuar ende kush ishte shënjestër, gruaja e Roan Brahimit kishte një makinë të ngjashme dhe traga të ngjashme dhe ky element e bëri policinë të dyshonte, është marrë në pyetje nuk ka pasur në dijeni, por s’e ka përjashtuar si mundësi. Nëse këtu në Tiranë policia s’e ka ende të qartë kush ishte shënjestra, ka disa dyshime të policisë për ndonjë para me fajde por asgjë e konfirmuar. Zona ku ka ndodhur ngjarja është e mbipopulluar me njerëz të botës së krimit,  kjo ka bërë që mund ë jetë ngatërruar shënjestra. Në vendin ku ka ndodhur ngjarja, ata kanë qëndruar edhe një ditë më parë, duke pritur ose vëzhguar dhe kanë qenë të armatosur”, tha gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026

“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)

Një “ndëshkues” misterioz, i njohur si “Batmani i Lagos de Morenos”, ka shkaktuar trazira në Meksikë, pasi dyshohet se identifikon persona që i konsideron të...
22:08 | 29/06/2026

Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se nuk ka mbajtur asnjëherë një qëndrim antiamerikan, duke theksuar se beson në një Perëndim të bashkuar. Në një...
21:53 | 29/06/2026