Kush janë 100 më të pasurit në Shqipëri| 5 zhvillimet kryesore
- 100 më të pasurit| Tatimet hartojnë listën, nis puna për 200 të tjerët
Tatimet kanë përfunduar listën me 100 më të pasurit në Shqipëri.
Analiza ka përfunduar disa javë më parë nga Drejtoria e Kontrollit të Specializuar, njësi e cila është ngritur posaçërisht për të mbikëqyrur deklaratat tatimore të inidividëve dhe pagesën e taksave nga të ardhurat që marrin.
Lexoni për më shumë: 100 më të pasurit| Tatimet hartojnë listën, nis puna për 200 të tjerët

- Gati u mbyt në pishinë, hetohet administratori dhe shtetasi që shoqëronte vajzën
Një 24 vjeçare nga Elbasani po frekuentonte një pishinë në zonën e Linzës, pasditen e së hënës në kryeqytet, kur teksa hasi në thellësi për pak sa nuk u mbyt.
Ajo po lahej bashkë me një 32 vjeçar i cili në rrethana të paqarta nuk arriti ta ndihmojë vajzën që shoqërohej.
Lexoni për më shumë: Gati u mbyt në pishinë, hetohet administratori dhe shtetasi që shoqëronte vajzën

- Shërbimet greke dhe serbe më të rrezikshme se ato ruse, thotë eksperti
Jemi përqendruar te Rusia, por shërbimet më të mëdha që po veprojnë kundër interesave shqiptare janë shërbimet greke dhe serbe.
Kjo ishte deklarata e Dritan Goxhajt, ekspert sigurie në një intervistë për Euronews Albania. Ai tha se për këto shërbime nuk flitet fare, vetëm sepse fokusi është te rusët në Gramsh.
Lexoni për më shumë: Shërbimet greke dhe serbe më të rrezikshme se ato ruse, thotë eksperti

- Gazetari Ferhati: Baza e Gjadrit u dyshua se përdorej për trafik droge
Gazetari Eni Ferhati gjykon se ngjarja me dy shtetasit rus dhe atë ukrainas në Gramsh duhet të ndihmojë për të ndarë njëherë e mirë strukturat e klasifikuara dhe deklasifikuara.
“Na është bërë me dije zyrtarisht se uzina e Gramshit nuk ka pasur një aktivitet të vazhdueshëm sa i takon demontimit të armëve. Kryesisht kjo uzinë ka shërbyer për demontimin e armëve që sjell policia e shtetit, pra armë që sekuestrohen gjatë operacioneve të ndryshme,” – u shpreh Ferhati.
Lexoni për më shumë: Gazetari Ferhati: Baza e Gjadrit u dyshua se përdorej për trafik droge

- Plagosje me armë zjarri në Tiranë
Një person është plagosur me armë zjarri në Tiranë, në rrugën “Tasim Shehu”.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit mbrëmjen e së martës në një lokal.
Lexoni për më shumë: Plagosje me armë zjarri në Tiranë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)