Kush janë të rinjtë e arrestuar në Sarandë, gjendet çanta që u hodh në det
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e pazakontë që ndodhi mbrëmjen e së premtes në qytetin e Sarandës, ku një i ri tentoi t’i shpëtonte kontrollit policor duke u hedhur në det, por u kap falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të rendit.
Ngjarja ndodhi pranë pedonales së qytetit, ku forcat e policisë ndaluan për kontroll një automjet luksoz tip “Porsche Panamera”, me tre persona brenda. Gjatë verifikimit të dokumenteve, shtetasi Endri Doku, 27 vjeç, banues në Kamëz, u largua me vrap dhe u hodh në det duke mbajtur me vete një çantë krahu.
Pas reagimit të shpejtë të Policisë Sarandë dhe Policisë Kufitare, u bë e mundur kapja në flagrancë e tij dhe gjetja e çantës në ujë, në të cilën u sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe 16 fishekë.
Në vijim të hetimeve, u arrestuan edhe dy persona të tjerë që ndodheshin në automjet:
- Imer Gega, 21 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;
- Ervis Cukali, 27 vjeç, banues në Kamëz, i shpallur në kërkim për vepra të rënda penale, përfshirë “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”.
Në kuadër të këtij operacioni, i koduar “Diving”, u sekuestruan arma e zjarrit, municioni luftarak dhe automjeti luksoz “Porsche Panamera”.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Sarandës për veprime të mëtejshme ligjore.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë