Kush merr më shumë vota nga të pavendosurit, PD apo PS, debat mes Neritan Sejaminit dhe Arbjan Maznikut
Fakti se rreth 17% e të pyeturve në sondazhin e MRB-së rezultoi e papërcaktuar në prirjen e votës për Tiranën nxiti diskutime në emisionin Barometri Politik.
Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku ishte i bindur se në përgjithësi ditën e votimit të pavendosurit kthehen pro qeverisë. Qëndrim që nxiti debat me drejtuesin e emisionit “Me pak Fjalë” Neritan Sejamini.
Duke marrë si pikënisje argumentin se “shumë qytetarë janë të lodhur nga qeverisja” Mazniku tha se “në rastin më të mirë ata kanë qenë votues të qeverisë” dhe “fushata zgjedhore me një program nga qeveria mundet që t’i kthejë ata sërish në votues”.
Argumenti tjetër i Maznikut ishte se një qytetar “pro” opozitës nuk ka prirje ta fshehë bindjen e tij dhe qëndrimet mund t’i ketë shfaqur prej kohësh. Me këtë ai këmbënguli se “shumica e pjesës së të pavendosurve janë më tepër në prirje të votojnë qeverinë”.
Mirëpo Sejamini kundërshtoi duke kujtuar si prirje të përgjithshme të shfaqur gjerësisht edhe në vende të tjera, të ashtuquajturën “swing vote” apo “votë e lëkundur”.
Sejamini ishte mosbesues nëse PS do të mund të fitojë më shumë vota nga grupimi i të papërcaktuarve. Ai tha se në përgjithësi ata nuk e pëlqejnë qeverisjen, pasi në të kundërtën do të shpreheshin. Sipas tij prirja e përgjithshme është të shkojnë “pro” opozitës.
Duke analizuar sjelljen e elektoratit në zgjedhjet e shkuara, MRB analizoi duke nxjerrë si projeksion të përgjithshëm PS-në fituese (49.6%) në Tiranë me diferencë 9.7% nga PD (39.9%). Analiza e MRB-së i jepte më shumë të drejtë Sejaminit, ku në përgjithësi më shumë vota i shkonin opozitës.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit