Kush mund ta ketë nxjerrë në pritë Ervis Martinajn? | 5 zhvillime

26 Shtator 2022 | 14:05
  • Ervis Martinaj mund të jetë nxjerrë në pritë nga një femër, thotë Klodiana Lala

Gazetarja, Klodiana Lala deklaroi se dosjen e Prokurorisë, lidhur me çështjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, thuhet se ai mund të jetë nxjerrë në pritë nga një femër.

Për “Euronews Albania”, Lala tha se në shumë raste, pas eleminimit, rrëmbimit apo zhdukjes së bosëve të krimit, qëndron gjithmonë një femër.

Lexoni për më shumë: Ervis Martinaj mund të jetë nxjerrë në pritë nga një femër, thotë Klodiana Lala

  • Zhdukja e Vis Martinajt, gazetarja Lala: Në sitë po kalon një i shumëkërkuar

Gazetarja, Klodiana Lala thotë se një i shumëkërkuar për ngjarje të rënda kriminale, po kalon në sitë nga organet e drejtësisë, pasi dyshohet se është i përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt.

Në “Euronews Albania”, Lala u shpreh se është gjetur edhe një automjet, që dyshohet se përdorej nga Martinaj. Sipas saj, kjo pistë e re i ka drejtuar hetuesit drejt Kosovës.

Lexoni për më shumë: Zhdukja e Vis Martinajt, gazetarja Lala: Në sitë po kalon një i shumëkërkuar

  • ‘100 mijë lekë’, zbulohen përgjimet që çuan në pranga mjekun tek Trauma

Euronews Albania ka siguruar përgjimet ku zbulohet sesi mjeku Fitim Marku merr ryfshet nga një agjent, i cili ishte infiltruar si pacient te Spitali i Traumës.

Pasi infermierja i merr të dhënat pacientit, ai shkon për të bërë skanerin. Infermierja i thotë që më pas të shkojë në korridor dhe të takohet me mjekun.

Në momentin që pacienti i thotë mjekut Marku për paratë, ky i fundit i kërkon 100 mijë lekë.

Lexoni për më shumë: ‘100 mijë lekë’, zbulohen përgjimet që çuan në pranga mjekun tek Trauma

Mjeku Fitim Marku
  • Protestë| Mbyllet “Mehmet Akif”, gjimnazistët kundërshtojnë vendimin e qeverisë

Rreth orës 10 të mëngjesit të së hënës nisi protesta e gjimnazistëve të shkollës “Mehmet Akif”.

Me pankarta në duar dhe thirrje të emrit të shkollës njëzëri, nxënësit kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbylljen e institucionit.

Ata u mblodhën para ministrisë së Arsimit, ndërsa thonë për mikrofonin e Euronews Albania se nuk ju kanë dhënë asnjë arsye mjaftueshëm të fortë sa për të justifikuar mbylljen e gjimnazit të tyre.

Lexoni për më shumë: Protestë| Mbyllet “Mehmet Akif”, gjimnazistët kundërshtojnë vendimin e qeverisë

  • ‘Sot kemi shkruar historinë’, Giorgia Meloni fiton zgjedhjet në Itali

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare në Itali dhe është në rrugën e duhur për t’u bërë kryeministrja e parë femër në vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meloni është shprehur se me këtë fitore të së djathtës, në Itali është shkruar historia.

Ajo ia ka dedikuar fitoren militantëve të partisë dhe atyre të cilët e kanë mbështetur në rrugëtimin e saj.

Lexoni për më shumë: ‘Sot kemi shkruar historinë’, Giorgia Meloni fiton zgjedhjet në Itali

Giorgia Meloni
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026