Kush mund të jetë lideri i ri që do sjellë PD-në në pushtet? Flet Ferdinand Xhaferaj

20 Maj 2023 | 16:10

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me rezultatin e dobët të opozitës në zgjedhjet loakle dhe të ardhmen e Partisë Demokratike.

Xhaferaj tha se PD duhet të krijojë frymë dhe të ruajë marrëdhëniet e mira me partnerët ndërkombëtarë që të rikthehet si forcë konkurruese.

Ai shtoi se ardhmja e PDsë nuk mund të jetë ish-kryemninistri Berisha, por ai duhet të mbështesë një lider të ri që të ketë konsensusin e të gjithëve.

Sipas Xhaferraj, lideri i ri i PD-së mund të vijë nga shoqëria civile, nga brenda Partisë Demokratike, ose nga fusha e biznesit dhe medias.

“Nuk do ishte komode që unë të jepja emra, por unë mund të tregoj modelin. Ky emër mund të jetë nga politika, por dhe jashtë politikës nga shoqëria civile, por dhe nga bota e biznesit apo medias. Kam parë komente që thonë po iku zoti Berisha krijohet një vakum shumë i madh dhe kush mund ta zëvendësojë. Po të kthehemi mbrapa në vtin ‘91-’92, kur ndodhi përmbysja e madhe ishin një grup intelektualësh përfshirë Berishën, Pjetër Arbnorin, Arben Imamain, Neritan Cekën dhe të gjithë u angazhuan. E gjithë gjenerata ime dhe ata pak më të mëdhenj e kuptojnë shumë mirë se  nuk do kishte rëndësi nëse do ishe zoti Berisha apo ndonjë tjetër në krye të PDSH-së, përmbysja do të vinte sidoqoftë. Pasi ai grupim i PD-së kishte në krah ndërkombëtarët dhe kishte frymë. Nga kjo pishinë, biznesi, media, PD-ja dhe shoqëria civile mund të gjendet kryetari i ri”, tha Xhaferaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026