Kush vrau në Shkodër? Prençi: Çfarë mësuan rivalët që Arlindi po e kërkonte me ngulm

31 Tetor 2024 | 16:35

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, ishte i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania, ku komentoi masakrën e ndodhur në Shkodër.

Prençi tha se Hamza Lici dhe Arlind Bushati u vranë nga shteti dhe bandat që janë në lidhje me qeverinë.

“Unë them që Hamza Licin dhe Arlind Bushatin i ka vrarë shteti. Ndërsa e nderuara Basha është fatkeqe e ndodhur në kohën e gabuar, në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar. Për 300 metra, makinat kanë gjurmuar njëra-tjetrën duke bërë 8-a, duke bllokuar njëra-tjetrën deri në momentin që kanë dalë në krah,” tha Prençi.

Ish-drejtuesi i policisë theksoi se policia e Shkodrës i është dhënë me koncesion grupeve kriminale në Shkodër.

Ai shtoi se Arlind Bushati u vra nga kundërshtarët pasi këta të fundit mësuan se ai po kërkonte me insistim nga policia që të hidhte dritë mbi një shpërthim tritoli që kishte ndodhur në biznesin e familjes së tij në vitin 2022.

“Arlind Bushati i ka kërkuar vazhdimisht policisë që të hedhë dritë mbi çështjen e dinamitit të ndodhur në lokalin e tyre në vitin 2022. Policia e Shtetit është treguar indiferente pasi kishte presion nga bota e krimit, nga ata që kanë dashur ta denigrojnë dhe ta shkatërrojnë familjen Bushati. Janë grupet kriminale që kanë lidhje me pushtetin. Ata janë konsorciume që kanë marrë me koncesion policinë e Shkodrës deri në vitin 2030. Lobojnë për të emëruar shefa komisariatesh dhe shefa krimesh. Kjo do të vërtetohet shumë shpejt. Arlind Bushati ka bërë denoncimin për tritolin dhe ka kërkuar në vazhdimësi të hidhet dritë mbi këtë ngjarje. Angazhimin e Arlindit e kanë marrë vesh kundërshtarët dhe i kanë kërkuar që të heshtte. Ai nuk heshti dhe kërkoi vazhdimisht të dinte pse s’po hidhte dritë mbi dëmtimin e pronës së babait të tij.

U është dhënë një mesazh duke kaluar me motor dhe duke drejtuar pistoletën. Nuk e dimë nëse pistoleta është bllokuar apo kanë dashur t’i japin vetëm një mesazh. Ata që e kanë shfaqur këtë video sot, ata janë autorët. Nëse e ka shfaqur policia, do të thotë që policia me veprime dhe mosveprime ka kryer krim”, theksoi Prençi.

Atentati ndodhi në zonën e Dobracit, në rrugën Shkodër-Koplik, ku rreth orës 15:50 persona të paidentifikuar hapën zjarr ndaj një automjeti me targa kroate, ku ndodheshin Hamza Lici dhe Arlind Bushati. Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, u vra në vend, ndërsa Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD-së për kryebashkiak, Xhemal Bushatit, ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes në spitalin e Shkodrës. Kalimtarja Flutura Basha, e cila po udhëtonte me motor bashkë me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha, gjithashtu u përplas për vdekje gjatë sulmit, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026