“Kusht formimi i Asosacionit”, i dërguari i Vuçiç flet për takimin në Bruksel

11 Qershor 2025 | 09:13

Drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën  Petar Petković, tha pas takimit të trefishtë me delegacionin e Kosovës dhe përfaqësuesit e BE-së në Bruksel se Beogradi ka insistuar në themelimin e Asociacionit të komunave serbe, në deeskalim dhe në ndalimin e përndjekjes së popullit serb.

Takimi trefishtë mes përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Beograd – Prishtinë, Peter Sørensen, dhe kryenegociatorëve të palëve, Petar Petković dhe Besnik Bislimi, u mbajt dje në Bruksel. Kjo ishte hera e parë që nga fundi i dhjetorit që ata u ulën bashkë në një tryezë.

Petković u tha gazetarëve pas takimit se ai kishte insistuar në normalizimin e marrëdhënieve, i cili duhet të fillojë me deeskalim dhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe (ZSO).

“Folëm edhe për terrorin e Albin Kurtit ndaj serbëve, veçanërisht në veri, dhe përsëri dorëzuam një listë me veprimet më të fundit të eskalimit. Folëm për arrestimet, përndjekjen e përfaqësuesve të popullit serb, të cilët përfaqësohen nga Lista Serbe, dhe për çështje të tjera siç janë personat e zhdukur. Konfirmuam pjesëmarrjen në Gjenevë më 26 qershor në takimin e grupit punues për personat e zhdukur”, tha Petković, siç është raportuar në faqen e zyrës.

Petković theksoi se më e rëndësishmja është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe dhe vazhdimi i bisedimeve për statutin e tij, ku kishte ngecur një vit e gjysmë më parë. Ai gjithashtu foli për mbylljen e institucioneve serbe dhe theksoi se populli serb ka mbetur i shkërmoqur nga këto mbyllje.

Ai shtoi se ekziston një statut i ekipit menaxhues dhe një draft statuti i përgatitur nga BE-ja, për të cilin duhet të diskutohet, por më e rëndësishmja është që teksti përfundimtar që do të miratohet të bazohet në Marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, siç është rënë dakord se duhet të duket Asociacioni.

Sipas tij, delegacioni i Beogradit paraqiti një plan për deeskalim dhe theksoi se çështja e të drejtave të njeriut duhet të jetë prioriteti dhe të dominojë.

Ai nuk dëshiroi të bënte krahasime midis përfaqësuesit të ri të BE-së për dialog, Sørensen, dhe ish-përfaqësuesit Miroslav Lajçak, duke thënë se nuk dëshiron të japë gjykim bazuar vetëm në takimin e parë trefishtë dhe se dëshiron t’i japë një mundësi për të parë se si do të duket dialogu nën ndërmjetësimin e tij.

Pas takimit, Petković tha se është rënë dakord që bisedimet të vazhdojnë në fillim të korrikut në nivel teknik, me kryenegociatorët dhe se ndërkohë bashkëpunëtorët e përfaqësuesit të BE-së për dialog, Peter Sørensen, do të vizitojnë Beogradin dhe Prishtinën.

“Do të kemi komunikim intensiv edhe në periudhën në vijim dhe do të shohim se si do të zhvillohen gjërat”, tha Petković.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e...
13:34 | 13/07/2026

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026