“Kushte skandaloze”, punonjëset e fasonerisë në Vlorë dalin në protestë, ja kërkesat

25 Nëntor 2024 | 10:43

Punonjëset e një fasonerie në Vlorë, kanë dalë këtë të hënë të protestojnë për kushtet e punës dhe mungesën e sigurimeve shoqërore.

Duke folur para gazetarëve disa nga punëtoret kanë bërë të qarta kërkesat e tyre dhe janë shprehur se të drejtën e tyre edhe në organet më të larta.

“Unë bëj tre procese në makinë dhe me 1500 lekë dita, mbaj 5 veta. Unë do shkoj në autoritetet më të larta, me rrogën që marr nuk e siguroj dot jetesën në familje. Sigurimet vajtën 1 vit e tetë muaj pa paguar. Pronari më shumë po na vjedh se sa po na jep”,-tha njëra nga punëtoret.

“Kërkoj të drejtën time. Kërkoj rritje rroge, nuk më rritet. Më thonë pse flet, merr librezën dhe ik. Unë ku të iki? Unë dua të paguhem për atë që punoj”, tha punëtorja tjetër.

Në protestën e tyre punëtoret kanë ngritur ankesa edhe për ofendimet e bëra nga pronari.

“Ne kemi 3 vite që punojmë këtu. Të gjitha punëtoret këtu pas 2 vitesh na çuan në Nartë për të punuar për 20 ditë. Ne punuam 21 ditë. Ne na kanë bërë kërcënime nëse vini në Nartë do punoni, nëse nuk vini shkoni te zyra e punës. Ne shkuam sot dhe na thanë do punoni deri në datën 3, më pas na thanë do punoni pa afat, ne nuk pranuam. Vajzat mbarua punë atje.

Ai Altini, tha unë nuk merrem dot me këto vajza se më vjen për të vjellë. Kjo për ne si vajza punëtore, që i bënim atij punë dhe ai thotë “më vjen për të vjellë kur i shikoj”. Ne jemi vërtet klasë punëtore, por e gjithë punishtja këtu dhe në Nartë nga krahët tanë mbahen. Kemi 8 muaj pa siguracione, raportet nuk na janë paguar, rrogat na vonohen. ai nuk ka të drejtë të na përzëjë”,-tha protestuesja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026