“Kushtetuesja ka të drejtë të rrëzojë vendimin”, Rumano: Si mbetet në detyrë Veliaj
Avokati Gentian Rumano tha në “Now” në Euronews Albania se Erion Veliaj ka të drejtë ta ankimojë në Gjykatë Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut.
Sipas Rumanos, në vendimin e këshillit bashkiak për shkarkimin e kyebashkiakut ka dy shkelje procedurale; që nuk është dëgjuar dhe që nuk i është siguruar mbrojtja ligjore pasi nuk i janë parashtruar shkaqet e shkarkimit.
Me këto dy shkaqe, sqaroi Rumano, Kushtetuesja mund ta rrëzojë si të papajtueshëm me kushtetutën vendimmarrjen e këshillit bashkiak, duke e lënë në detyrë Veliajn.
“Në momentin që nuk ke njoftuar shkakun për shkarkimin ke kryer shkelje procedurale. Me këto shkelje procedurale, shkaku për largimin e tij ka qenë që bashkia ka qenë pa drejtues, që nuk parashikohet nga neni 62, por është një shkak në interesin publik, pra duhet një kryebashkiak efiçent, që të jetë në punë. Në momentin që do ta ankimojë në Kushtetuese, me shkakun e parë, që nuk është dëgjuar dhe që nuk i është siguruar mbrojtja ligjore, duke mos i parashtruar shkakun e shkarkimit, që janë standarde të kushtetutës, kur t’i drejtohet kushtetueses, ka të drejtë ta rrëzojë këtë vendim dhe Veliaj të mbetet në detyrë duke e shpallur të papajtueshme vendimmarrjen e këshillit bashkiak dhe këshillit të ministrave. Ka një moment procedural, që mund të krijojë një ngërç ligjor; vendimi për propozimin e shkarkimit është akt administrativ, që duhet të goditet në Gjykatë Administrative apo një akt që duhet të goditet në Kushtetuese”, tha avokati.
Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
- 18:58 Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
- 18:55 Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme