Kushtetuesja pranon ankimimin e ish-deputetit Salianji, vendimi për dënimin e tij do shqyrtohet në themel
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim mbi bazë dokumentesh ankimimin e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili kërkon shfuqizimin e vendimeve gjyqësore që i caktuan dënimin për kallëzim të rremë në lidhje me dosjen e njohur si “Babalja”.
Sipas njoftimit zyrtar të Kushtetueses, çështja do të trajtohet mbi dokumentet e depozituara, pa zhvillimin e një seance publike dëgjimore në këtë fazë të procedurës.
Në vendimin e Gjykatës thuhet se objekt i shqyrtimit janë vendimet e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të cilat kërkohen të shfuqizohen si të papajtueshme me Kushtetutën.
Ervin Salianji, i cili vuajti rreth 9 muaj burg, u lirua më 8 korrik 2024. Ai ishte zgjedhur deputet në dy legjislatura të ndara, përkatësisht në vitet 2017 dhe 2021, por për shkak të dënimit me një vit heqje lirie, humbi mandatin e deputetit.
Sipas ligjit të dekriminalizimit, Salianji nuk mund të kandidojë ose të ushtrojë funksione publike për të paktën pesë vite pas përfundimit të dënimit, duke e bërë të ligjshëm rikthimin e tij të mundshëm në politikë jo më parë se viti 2030.
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
“Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë