“Kushtetuesja” shfuqizon vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të Arben Ahmetajt

11 Prill 2025 | 20:04

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, lidhur me sekuestrimin e disa pasurive të tij.

“Kushtetuesja” ka shfuqizuar vendimet e Gjykatës së Posaçme dhe Gjykatës së Lartë, duke i lënë në fuqi disa masa të tjera të marra më herët.

Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar sekuestrimin e një apartamenti në rrugën “Kreshnik Çollaku”, një llogarie bankare dhe një depozite në një bankë të nivelit të dytë.

Për këto pasuri, çështja është dërguar përsëri për shqyrtim në Apelin e Posaçëm.

Kujtojmë që ish-numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj ankimoi në Gjykatën Kushtetuese kontrollin e banesës së bashkëjetueses. Ai kërkoi shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme, të lëna në fuqi nga Apeli dhe Gjykata e Lartë.

Sipas ankimit, kontrollet janë në papajtueshmëri me ligjin dhe antikushtetuese, pasi nuk ka patur autorizim nga Kuvendi, sepse në njërën nga banesat jetonte edhe vetë

Mbrojtja rëndit katër pika pse e konsideron të paligjshëm kontrollin e banesave. Nga Kushtetuesja Ahmetaj kërkoi shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Apel.

Arben Ahmetaj është nën hetim për një sërë akuzash që lidhen me pasurinë e tij. Deri tani, i janë sekuestruar 4 apartamente, 2 vila dhe një llogari bankare.

Ahmetaj, i cili u largua nga Shqipëria para firmosjes së urdhër-arrestit, është shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej 24 korrikut 2023.

Ai akuzohet për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, si dhe për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, dhe për “pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasjet me protestuesit para Parlamentit, disa efektivë të lënduar marrin ndihmën e parë

Disa efektivë të Policisë së Shtetit kanë mbetur të lënduar si pasojë e përleshjeve të forta me protestuesit pak minuta më parë para Kuvendit. Efektivët...
10:52 | 23/07/2026

“Më tregoni mua urdhrin”, Shehaj nuk lejohet nga Garda të futet në Kuvend (VIDEO)

Tensione janë regjistruar pak para nisjes së seancës plenare pasi kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj nuk u lejua të futej në ambientet e Kuvendit....
10:46 | 23/07/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Emin Riza

Ndërsa jashtë godinës së Parlamentit situata vijon të jetë e tensionuar, brenda sallës së seancave plenare punimet kanë nisur me një moment nderimi. Kryetari i...
10:38 | 23/07/2026